Shqiptarët çudisin italianët, po kalonin në Portin e Barit si 'mall', trupin e të afërmit pa jetë

Shqiptarët çudisin italianët, po kalonin në Portin…

Shqiptarët gjithmonë janë mbajtur për çudira dhe aventura, por asnjëherë nuk janë tallur me kufomat, sidomos kur ato kanë qenë të afërm të tyret.

Por duket se kriza ekonomike dhe kostot e larta të transportimit të një trupi pa jetë, ka detyruar dy shqiptarë nga kosova të bëjnë një veprim aspak fisnik.

Ngjarja në kufijtë e absurdit ka ndodhur në Portin e Barit në Itali, ku në një nga makinat që do të vendosej në traget, ishte trupi i pajetë i një njeriu, që ishte vendosur në mjet sikur të ishte ndonjë mall.

Trupi i tij i pajetë ishte llogaritur që të bënte linjën nga Bari drejt Shqipërisë, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Siç shkruhet në mediat në gjuhën italiane, për fat të mirë pas ngjarjes nuk fshihet ndonjë ngjarje kriminale. Thjesht, shqiptarët nga Kosova që kishin marrë trupin e pajetë nga Italia, po tentonin që ta dërgonin trupin e njeriut që kishte ndërruar jetë për në Kosovë, ku dhe do e varrosnin.

Duke injoruar çdo rregull shtetëror, shqiptarët nga Kosova kishin ngarkuar trupin e pajetë në makinë, në një mënyrë të pazakontë.

Fatkeqësisht për ta, pas kontrolleve policore, u gjet trupi i pajetë në bagazh të automjetit, teksa mjeti po tentohej të hipej në traget, bashkë me kufomën.

Ndaj dy shqiptarëve nga Kosova që tentuan të ngarkojnë kufomën në tragetin e linjës Bari–Durrës u mor masë administrative. Autoritetet italiane morën masa, dërguan trupin e pajetë të shqiptarit në morg dhe transporti i kufomës do të bëhet konform të gjitha ligjeve e rregullave të shtetit fqinj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit