Shqiptarët do mbajnë me bukë për 3 vjet 82 deputetë që s'do t'u shërbejnë më

Shqiptarët do mbajnë me bukë për 3…

Në muajin shtator të këtij viti do të nisë legjislatura e re parlamentare, e cila do të sjellë largimin nga Kuvendi të 82 deputetëve aktualë që nuk arritën të sigurojnë një mandat të ri, pasi nuk ishin pjesë e listave ose ishin por nuk u votuan mjaftueshëm.

Megjithatë, pavarësisht se nuk do të kenë më asnjë funksion në Kuvend, këta ish-deputetë do të vijojnë të përfitojnë pagesa nga buxheti i shtetit dhe të hanë taksat e shqiptarëve dhe për disa vite. Sipas nenit 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, pas përfundimit të mandatit, një deputet përfiton dy paga të plota dhe më pas 50% të pagës mujore bruto për një periudhë deri në tre vjet.

Duke qenë se paga bruto aktuale e një deputeti është 310 mijë lekë të reja, çdo ish-deputet do të përfitojë 155 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028.

Nga 82 deputetët që humbasin mandatin, 45 i përkasin Partisë Socialiste, 34 Partisë Demokratike dhe 3 Partisë Socialdemokrate.

Ky trajtim financiar për deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit ka ngjallur debatet në publik, pasi krijon një barrë të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, me fonde të cilat mund të ishin përdorur për nevoja më të drejtpërdrejta të qytetarëve dhe komunitetit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit