Shqiptarët do të përfaqësohen me një deputet në Kuvendin e Serbisë

Shqiptarët do të përfaqësohen me një deputet…

Shqiptarët që jetojnë në Serbi do të përfaqësohen nga një deputet shqiptar. Shaip Kamberi, deputeti i sapozgjedhur edhe për një mandat, u zgjodh në Kuvendin e Serbisë në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Në një intervistë për VOA, deputeti shqiptar tha se beteja e tij në Parlamentin e Serbisë mbetet e njëjta.

Ai thotë se përsëri do të ngrejë shqetësimet dhe vështirësitë e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Studiuesit kritikojnë Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj pakicës shqiptare. Për shqiptarët që jetojnë në Serbi, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar në Serbi nuk sollën ndryshime.

Fitorja e Partisë Progresive Serbe të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç ishte e pritshme. Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës po vëzhgojnë se çfarë drejtimi do të marrin përpjekjet për krijimin e qeverisë së re të Serbisë. Rreth 58,000 shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës do të përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë nga Shaip Kamberi, i rizgjedhur deputet në këtë legjislaturë të re me rreth 13,500 vota.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit