“Shqiptarët duhet të vriten, meritojnë dënimin me vdekje”/ 5 efektivë policie shkarkohen nga puna pas fyerjeve raciste, përgjimet nxjerrin zbuluar efektivët në Angli

“Shqiptarët duhet të vriten, meritojnë dënimin me…
Featured image of article: “Shqiptarët duhet të vriten, meritojnë dënimin me vdekje”/ 5 efektivë policie shkarkohen nga puna pas fyerjeve raciste, përgjimet nxjerrin zbuluar efektivët në Angli

Pesë oficerë policie në Angli janë shkarkuar nga detyra për shkak të sjelljes jo korrekte në punë dhe fyerjes së njerëzve. Lajmin e ka bërë të ditur Independent, i cili shkruan se oficerët e shkarkuar nga puna kanë fyer edhe popullin shqiptar.

Ata ishin policë në rajonin e Hampshire, dhe në momentin që po flisnin me njëri-tjetrin ata po regjistroheshin. Në komentet që bënë ata u dëgjuan të fyenin kolegët e tyre nga vende të tjera ndërsa për shqiptarët thanë se duheshin vrarë me agjent nervor dhe se emigrantët e paligjshëm duhet të dënoheshin me vdekje.

Hetimi për keta efektivë policie nisi në vitin 2018 pas ankesave të shumta nga kolegët e tyre. Së bashku me ta ishte edhe një polic i gashtë, por ai nuk është shkarkuar por paralajmëruar.

Gjyqtari Jason Beer që po merret e çështjen e tyre tha se ajo ishte një njësi raciste dhe se për ta kishte një lum ankesah nga kolegët e tyre për fyerje dhe keqtrajtim të të arrestuarve.

“Ishte një njësi raciste. Një oficer me ngjyrë akuzohej se ka shkuar në Angli nga Afrika me një arkë dhe është marrë nga Kopshti Zoologjik. Ata kanë thënë se shqiptarët duhen qëlluar ose të vriten me një agjent nervor dhe se emigrantët e paligjshëm meritojnë dënim me vdekje”, tha Beer.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit