Shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut, kanë dalë mbi 6000 shtetas

Shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut, kanë…

Pas festave të fundvitit është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që zgjedhin të kalojnë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

Vetëm 5 ditët e para të Janarit sipas shifrave zyrtare nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit kanë dalë nga kjo pikë kufitare 6407 shtetas ndërsa për shkak të fluksit të shtuar puna po realizohet me 2 sportele në dalje dhe 2 të tjera në hyrje.

Shtetasit shqiptarë i drejtohen pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës pasi ndryshe nga Kapshtica nuk ka kushte të vendosura përsa i përket hyrje-daljeve nga një shtet në tjetrin dhe zgjedhin këtë mënyrë duke përdorur pikat kufitare të vendit fqinj për të hyrë drejt Greqisë, pasi Kapshtica vijon të jetë e bllokuar në mënyrë të njëanshme nga grekët.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë 1436 shtetas dhe kanë dalë 1327

Burimi Balkan Web

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit