Shqiptarët dynden në Maqedoni për të blerë ushqime, paralizohet lëvizja në doganën e Bllatës

Shqiptarët dynden në Maqedoni për të blerë…

Doganat shqiptare në çdo pikë kufitare bëhen problem për lëvizjen e qytetarëve që duan të dalin jashtë vendit. Një situatë e tillë përsëritet çdo fundjavë në pikën doganore mes vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut në Bllatë të Dibrës. Prej herët në mëngjes qytetarët presin në radhë të gjata për kontroll

Dhjetëra automjete kanë pritur me orë për të kaluar në shtetit fqinj dhe sipas drejtuesve nuk kanë një shpjegim për vonesën që është krijuar. Radha e automjeteve ka shkuar deri në 2 kilometra në anën shqiptare, pasi nga pala maqedonase nuk ka vonesa.

Kjo situatë është e përsëritur pasi, pasi banorët e Dibrës dhe Bulqizës shkojnë në Maqedoni për të bërë pazare dhe të furnizohen me karburant. Pasi çmimet atje janë shumë më lirë se në vendin tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit