Shqiptarët dynden të marrin kredi për mobilje dhe urgjenca shëndetësore

Shqiptarët dynden të marrin kredi për mobilje…

Pavarësisht inflacionit të lartë dhe krizës që ka kapur vendin tone, shqiptarët nuk ia kanë kursyer vetes “luksin”. Por duke qenë se të ardhurat mujore nuk iu dalin, shqiptarët kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë të kredisë. Rreth 520 milionë lekë hua janë marrë deri në muajin shtator të vitit të kaluar nga institucionet financiare jo-banka.

Shpenzimet më të mëdha kanë qenë për blerjen e mobilieve të reja apo elektroshtpiakeve, për pushime. Por nuk kanë munguar as rastet për urgjenca shëndetësore. Kjo pasi, në spitalet publike një pjesë e mirë e shërbimeve nuk ofrohen pasi i janë dhënë me koncension privatit, i cili tashmë dihet që ofrohene fatura ” të kripura”. Të gjendur përballë këtij udhëkryqi, shqiptarët kanë menduar marrjen e kredisë si të vetmen alternativë për të shpëtuar jetën. Një tjetër arsye është edhe radha e gjatë. Në spitalet shtetërore, për të bërë një skaner apo edhe ekzaminime të tjera, do të duhet të presin me muaj me radhë. Ndaj marrja hua duket se është shpëtim.

Në raport me 2022-shin, kredia e dhënë nga shoqëritë e kursim-kreditit u rrit me 7 miliardë lekë apo 15 për qind. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se tanimë, kredia e dhënë nga mikrofinanca po zë rreth 7 për qind të totalit të huave të dhëna në harkun e muajve janar-shtator 2023.

Ulja e tavanit për kreditë nga mikrofinanca vlerësohet si shkak i rritjes së huamarrjes nga institucionet financiare jo-banka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit