"Shqiptarët e etur rrezikojnë gjithçka për të ardhmen"/ Media britanike: Së shpejti shtëpitë do jenë bosh

“Shqiptarët e etur rrezikojnë gjithçka për të…

Media Britanik “ The Indipendent” ka publikuar sot një artikull për largimin në masë të të rinjve nga Shqipëria dhe braktisjen e qyteteve të tyre. Në artikull thuhet se,  mijëra të rinj shqiptarë kanë kaluar vitet e fundit Kanalin Anglez për të kërkuar një jetë të re në Britaninë e Madhe. Udhëtimi i tyre i rrezikshëm me varka të vogla ose gomone me fryrje pasqyron ekonominë e Shqipërisë dhe dëshirën e një brezi të ri për mundësi të reja.

“ The Indipendent” ka zhvilluar një reportazh në Tropojë, ku gazetarët kanë parë nga afër se si është gjendja në zonë.  Sipas gazetës, banorët rrëfejnë se të rinjtë nuk kanë faj që largohen pasi jetesa nuk është e përballueshme.

“Të rinjtë nuk kanë para për të ndjekur shkollën, nuk kanë punë për të punuar, nuk kanë fare të ardhura”, ka thënë një banorë e zonës për median.

Ndërsa një tjetër, paralajmëroi se do të ketë shpopullim. “Kanë mbetur vetëm pleq dhe së shpejti do të ketë shtëpi bosh”

Më tuje në artikull thuhet se, në vitin 2018, vetëm 300 emigrantë arritën në Britani duke kaluar kanalin me varka të vogla. Numri u rrit në 45,000 në vitin 2022, për shkak të ardhjeve të shumta nga Shqipëria.

Sipas anketave të zhvilluara nga media rezulton se, Britania është tërheqëse për shqiptarët sepse ka një ekonomi më të mirë dhe punë më të paguara se vendet fqinje si Greqia apo Italia. Shumë shqiptarë gjithashtu kanë lidhje familjare në Birmingham, për shembull, ka një popullsi të madhe emigrantësh nga qyteti shqiptar i Kukësit, në kufi me Kosovën.

Nënkryetari i Bashkisë Bajram Curri, Abedin Kernaja, tha se të rinjtë largohen për shkak të pagave të ulëta dhe vështirësisë për të ndërtuar një të ardhme të mirë ekonomike për familjen e tij

Xhemile Tafaj, e cila zotëron një restorant në një pllajë piktoreske jashtë qytetit, tha se “të rinjtë nuk kanë para për të ndjekur shkollën, nuk kanë punë për të punuar, nuk kanë fare të ardhura”.

Sakaq, më poshtë në artikull shkruhet se Shqipëria ka mjaftë burime dhe bukuri natyrore, por fakti që pagat janë të ulëta dhe puna nuk vlerësohet i detyron qytetarët të emigrojnë.

Shqipëria Verilindore njihet për bukurinë e saj natyrore alpine dhe peizazhin e pjerrët të gjelbër. Rajoni është gjithashtu i famshëm për gështenjat, boronicat, manaferrat dhe bimët mjekësore, si dhe qilimat e leshit dhe mallrat e tjera të punuar me dorë. Por këto produkte ofrojnë mundësi të pakta pune. Punët e vetme janë në bashki, shkolla dhe spitale, plus disa të tjera në kafene dhe restorante”, thuhet në artikull.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit