Shqiptarët e Kosovës festojnë 28 Nëntorin në Vlorë: Shqipëria nëna jonë, jemi një gjak dhe një komb

Shqiptarët e Kosovës festojnë 28 Nëntorin në…

Sot të gjithë shqiptarët po festojnë 109 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa përkujtojnë ngritjen e flamurit në 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shehsin e flamurit në Vlorë janë mbledhur qindra shqiptarë, teksa bien në sy shqiptarët e Kosovës, të cilët si ccdo vit edhe këtë herë janë mbledhur bashkë për të festuar në Vlorë. Mes atdhetarizmit dhe patriotizmit, ata rrëfejnë emocionet e kësaj dite të veccantë për të gjithë shqiptarët kudo janë.

Shqiptari nga Kosova:

Jam mërgimtar, nga Zvicra kam ardhur. Do festojmë, do kënaqemi në vendin tonë. Shqipëria është nëna jonë.

Një tjetër i ardhur nga Kosova :

Unë kam lindur këtu. Festa është shumë emocionuese. Tradita vlonjate është të jemi në shesh. Ne erdhëm nga Tirana nuk jetojmë më në Vlorë.

Qytetari:

E ndjej veten shumë të lumtur për këtë festë. Festa e ardhshme shpresoj të jenë të bashkuara. Të festojmë në mënyrë më dinjitoze. Duket si e qetë festa këtu në Vlorë. Por prap se prap urime të gjithë shqiptarëve.

Një tjetër Kosovar:

Ne kemi ardhur si zakonisht çdo vit. Jemi një gjak një komb. Ne jemi së bashku. Ishalla në të ardhmen të jemi pa kufij. Kanë biseduar që do të dixn pa kontrolle, shumë e mirë. Kemi nevojë ne shqiptarë me ndërgjegjësu pak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit