Shqiptarët e Kosovës shpresë për turizmin vendas, ekspertja: Bëjuni "hyzmet", jo t'u rrisni çmimet

Shqiptarët e Kosovës shpresë për turizmin vendas,…

Shqiptarët e Kosovës kanë qenë turistët më besnikë të vijës bregdetare, nga jugu në veri. Edhe në kohë pandemie, kur lëvizjet ishin të kufizuara, ata nuk e braktisën Shqipërinë por erdhën për pushime në Jon dhe në Adriatik. Mirëpo babëzia e disa pronarëve hotelesh apo restorantesh, po largon furnitorët kryesor të ekonomisë nga turizmi.

Ekspertja e turizmit Flora Xhamani Baba vëren se mes pushtuesëve nga Shqipëria dhe atyre nga Kosova, ka dy standarte shërbimi. Sapo dëgjojnë dialektin kosovar, ekspertja tregon se çmimi i shërbimit ndryshon me sekonda, duke përfituar në maksimum. Kjo skemë abuzimi dëmton turizmin por edhe venit patriotizmin mes shqiptarve kur bëhet fjalë për më shumë para.

“Ne nuk duhet ta marrim për të mirëqenë turistin nga Kosova. Edhe atij duhet t’i bëjmë hyzmet. Duhet ta trajtojmë mirë, jo me dy standarde, jo çmime shqiptare, çmime kosovare, por një çmim unik nga të gjitha strukturat. Të gjitha strukturat pritëse të bregdetit shqiptar duhet të kuptojnë se vërtet kemi sezon të ulët, sezon të mesëm dhe sezon të lartë” – thotë ekspertja për Euronews.

Shqiptarët e Kosovës nuk janë besnikë vetëm në verë por në çdo stinë të vitit. Për këtë, pushuesit nga Kosova meritojnë të trajtohen denjësisht.

Turistët nga Kosova duhet të trajtohen si çdo turistë tjetër që vjen nga Tirana nga Gjermania, nga Amerika nga kudo qoftë, sepse edhe ata janë një fluks të cilin jo vetëm që nuk duhet ta marrim të mirëqenë, por duhet ti gëzohemi sepse e kemi gjatë gjithë vitit. Nuk kemi turistë të tjerë në dimër veç turistëve nga Shqipëria, kemi dhe Kosovën e cila na vjen gjithë vitin. Duhet ta konsiderojmë si një fluks më të rëndësishëm se flukset e tjera që janë 100 mijë, 200 mijë, 300 mijë.” – ka thënë ekspertja Flora Xhamani Baba.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit