Shqiptarët e vaksinuar me vaksina kineze nuk lëvizin lirisht në Europë

Shqiptarët e vaksinuar me vaksina kineze nuk…

Vetëm shqiptarët që janë imunizuar plotësisht ndaj Covid-19 me vaksina të Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson dhe AztraZeneca, do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të Europës.

Njoftimi vjen nga Komisioni Europian, që i propozoi vendeve anëtare të lehtësojnë kufizimet për udhëtimet jothelbësore për qytetarët e vendeve të treta, listë në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria.

Kështu, asnjë prej qytetarëve që ka marrë vaksinën kineze nuk mund të udhëtojë drejt BE-së, pasi kjo vaksinë nuk është e miratuar nga Agjencia Europiane EMA.

‘Shtetet anëtare duhet t’u lejojnë udhëtimet për në BE atyre personave që kanë marrë, të paktën 14 ditë para mbërritjes, dozën e fundit të një vaksine të rekomanduar dhe që ka marrë autorizimin e marketimit në BE’, bëri të ditur Komisioni Europian.

Ndërkohë, vendi ynë ka përdorur 4 lloje vaksinash deri më tani, atë të Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe CoronaVac. Agjencia Europiane e Barnave, EMA, nuk ka dhënë ende një vlerësim për vaksinën kineze dhe atë ruse, megjithatë pranimin e tyre KE-ja ua lë në dorë vetë shteteve të bllokut.

‘Vendet anëtare mund ta zgjerojnë heqjen e kufizimeve edhe për ata që janë imunizuar me vaksina që kanë përfunduar procesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përdorim emergjent’, thuhet më tej në reagimin e Komisionit Europian, sipas A2Cnn.

Komisioni Europian propozoi edhe mekanizmin e frenimit urgjent, që mundëson rivendosjen e kufizimeve të shpejta për udhëtimet, për shtetet ku situata me Covid-19 përkeqësohet ndjeshëm.

Lidhur me këto propozime, Unioni do të diskutojë gjatë të martë. Vendet anëtare duhet të bien të gjitha dakord për ta vendosur planin në zbatim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit