Shqiptarët i furnizonin me marijuanë dhe kokainë, vihen në pranga 24 persona në Itali

Shqiptarët i furnizonin me marijuanë dhe kokainë,…

Operacioni i koduar ‘Lockdown’ në Itali ka shkatërruar grupin kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Operacioni u quajt “Lockdown”, pikërisht sepse grupi vepronte, duke përfituar edhe nga situata e pandemisë së koronavirusit.

Ky operacion çoi në arrestimin e 24 personave, mes të cilëve ka edhe shqiptarë. Nga të arrestuarit, 18 u vunë në pranga, kurse 6 u lanë në arrest shtëpiak.

Grupi kriminal ishte i organizuar në tre nivele dhe shqiptarët kishin rolin e furnizimit me marijuanë, hashash e kokainë. Dy nivelet e tjera ishin përbërë kryesisht nga shtetas italianë. Aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në territorin e provincave të Milanos, Monzës,Torino, Bergamo e Sassari.

Të arrestuarve u janë sekuestruar para, monedha ari, automjete, si dhe një stallë kuajsh e blerë nga paratë e drogës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit