Shqiptarët i kërkojnë të ikë, Rama u hap një faqe për dialog

Shqiptarët i kërkojnë të ikë, Rama u…

Në një kohë kur rrugët po mbushen me protestues që kërkojnë dorëheqjen e tij, Edi Rama ka gjetur zgjidhjen e radhës, një platformë të re online, “Folmekm.al”. Me sa duket, kur qytetarët nuk i dëgjon dot në shesh, mund t’u japësh një formular në internet! Kryeministri e quan “Dritarja e Dialogut”, por mbetet për t’u parë nëse kjo dritare do të hapet edhe për kritikat, apo do të shërbejë thjesht si një tjetër vitrinë komunikimi qeveritar.

Përmes platformës, qytetarët ftohen t’i drejtohen drejtpërdrejt Ramës dhe institucioneve për problemet e tyre. Një ide që tingëllon bukur në teori, por që ngre një pyetje të thjeshtë: nëse institucionet nuk kanë arritur t’u japin përgjigje qytetarëve deri më sot, çfarë do të ndryshojë duke i dërguar ankesat përmes një faqeje interneti? Mos vallë korrupsioni, varfëria, padrejtësitë dhe problemet e përditshme do të zgjidhen më shpejt me një klikim?

Në fund, shqiptarët nuk kanë mungesë platformash ku të flasin, por mungesë përgjegjësie nga ata që duhet t’i dëgjojnë. Sepse dialogu nuk matet me numrin e mesazheve që mbërrijnë në një faqe interneti, por me përgjigjet dhe zgjidhjet që marrin qytetarët. Dhe ndërsa Rama hap një dritare virtuale, protestuesit jashtë vazhdojnë të kërkojnë hapjen e një dere tjetër: atë të largimit nga pushteti!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit