Shqiptarët i largoi me gomone/ Qeveria mbush vendin me të huaj, lëshon dorë për marrjen e pasaportës

Shqiptarët i largoi me gomone/ Qeveria mbush…

Pasi largoi shqiptarët ca me gomone, ca me kamion e të tjerët nga mali, qeveria ka vendosur ta mbushi Shqipërinë me të huaj. Për dhënien e shtetësisë shqiptare, një nga kushtet kryesore ishte gjuha shqipe. Aplikuesit duhet të zotëronin gjuhën fillimisht, për të qenë pjesë e procedurave të tjera kualifikuese për marrjen e pasaportës.

Mirëpo qeveria ka propozuar një Kuvend disa ndryshime në ligjin për shtetësinë ku kërkon heqjen e disa kritereve në përfitimin e saj. Gjuha shqipe nuk do të jetë më kusht për të huajt që duan të përfitojnë nënshtetësinë shqiptare, në rast se ata kanë lindur fëmijë gjatë qëndrimit të rregullt në vendin tonë.

Tashmë mjafton qëndrimi për tre vite në mënyrë të rregullt brenda vendit dhe lindja e një fëmije për të qenë shtetas shqiptar pa obligime të tjera. Në rastin konkret, nëse afrikanët e mbërritur në Shqipëri, plotësojnë tre vite qendrim dhe lindin një fëmijë, automatikisht bëhen shtetas shqiptar.

Këto lehtësira pritet të shkaktojnë nëj dyndje të emigrantëve nga vendet e lindjes së mesme, të cilët me pasaportën shqiptare mund të jenë pjesë e lëvizjes së lirë pa viza dhe të paprivuar nga sanksionet që i ka vendosur Europa emigrimit të tyre të paligjshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit