Shqiptarët me sytë nga Europa, kërkesat për azil në vitin 2022 më të lartat e tre viteve të fundit

Shqiptarët me sytë nga Europa, kërkesat për…

Shqiptarët nuk janë në luftë si ukrainasit apo sirianët, nuk janë as në të nxehtin afrikan apo të ftohtin siberian, e megjithatë, duan të largohen nga vendi i tyre. Përtej numrit të lartë të largimeve ilegale, një numër në rritje ëshë edhe ai i kërkesës për azil. Shqiptarët po përdorin çdo mënyrë ligjore, për t’u pajisur me leje qendrimin e një vendi europian.

Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në vitin 2022 më të lartat e tre viteve të fundit, sipas raportit vjetor të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin. Sipas raportit në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.

Edhe pse kërkesat për azil janë të mëdha, të mëdha janë edhe shanset e refuzimit të kësaj kërkesë. Europianët duket se e kanë kuptuar “hilen” e shqiptarëve dhe po kthejnë mbrapsht shumë prej kërkesave për azil. Sipas në vitin 2022 u dhanë 12.011 vendime nga të cilat 11.234 ishin negative dhe vetëm 219 persona e përfituan statusin e refugjatit dhe 558 morën statusin e mbrojtjes plotësuese.

Edhe në vitin 2021 niveli i refuzimit të azilit për shqiptarët ishte shumë i lartë në raport me kërkesat. Nga 8165 vendime të dhëna në vitin 2021 rreth 7715 ishin negative, 137 kishin të bënin me njohjen e statusit të refugjatit dhe 313 persona kishin marrë mbrojtje plotësuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit