Shqiptarët më të stresuarit në punë, të parët në BE që duan të japin dorëheqje

Shqiptarët më të stresuarit në punë, të…

Shqiptarët përjetojnë stresin më të madh në vendin e punës në krahasim me të gjithë të punësuarit e Ballkanit!

Këtë ka arritur të zbulojë një raport i Gallup “State of the Global Workplace”, i cili thotë se 46% e të punësuarve shqiptarë përjetojë stres gjatë përditshmërisë së tyre. Kjo përqindje e rendit vendin tonë të gjashtin në Evropë, pas Qipros, Maltës, Greqisë, Luksenburgut dhe Qipros Veriore.

Vlen të theksohet se në Ballkan jemi më të stresuarit! Në vendet e BE-së, shqiptarët janë të parët që duan të lenë vendin e tyre të punës, të ndjekur nga italianët.

Po sipas të njëjtit raport, 20% e shqiptarëve përjetojnë zemërim në përditshmërinë e tyre dhe sot janë më të zemëruar se para një viti. Ndërsa 19% përjetojnë trishtim!

Duke marrë parasysh të gjithë këto faktorë demotivues të profesionistëve, së fundmi raporti thekson se jemi ndër të fundit në Evropë sa i takon zhvillimit dhe rritjes në vendin e punës. Vetëm 34% përjetojnë një ecuri pozitive në këtë aspekt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit