Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Düsseldorf të Gjermanisë, gjatë vizitës së tij zyrtare ku zhvilloi një takim me Kryeministrin e Landit të Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst. Në nisje të takimit, një grup protestuesish shqiptarë të diasporës ngritën zërin me thirrje kundër kreut të qeverisë shqiptare.
Protestuesit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe shprehën kundërshtime ndaj politikave qeveritare, të cilat sipas tyre lidhen me privatizimin e pasurive publike. Thirrjet e tyre u zhvilluan paralelisht me një atmosferë proteste që po artikulohet edhe në Tiranë.
Ky është rasti i dytë brenda pak javësh që kryeministri shqiptar përballet me protesta gjatë vizitave të tij në Europë, pasi më herët një episod i ngjashëm u regjistrua edhe në Basel të Zvicrës. Ndërkohë, protestat e paralajmëruara në vend vijojnë të mbeten pjesë e debatit publik.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1531599798705647%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>