Shqiptarët në Greqi do të kenë pagë minimale 780 euro, Shqipëria e fundit në rajon

Shqiptarët në Greqi do të kenë pagë…

Shqiptarët me vendbanim të rregulltë në Greqi do të kenë një pagë më të lartë minimale që nga muaji prill. Kryeministri grek Kiriakos Mitsotaqis ka deklaruar së fundmi se paga minimale në Greqi do të jetë 780 euro. Në vlera neto, punëtorët në Greqi nuk do të paguhen më pak se 667 euro. Një pagë që e mban Greqin në mesin e tabelës së shteteve që i paguajnë më mirë punëtorët.

Ndërkohë në Shqipëri paga minimale është 340 mijë lekë lekë të vjetra, ose rreth 298 euro në muaj. Thënë ndryshe një shqiptar në Shqipëri merr më pë pak se gjysma e një shqiptari që punon në Greqi. Statistikat janë negative nëse Shqipëria krahasohet edhe me vendet e rajonit. Paga minimale në Malin e Zi, një shtet që drejtohet momentalisht nga një kryeministër shqiptar, është rreth 533 euro.

Paga më të larta ka edhe Serbia ku një punëtor merr jo më pak se 460 euro. Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut paga minimale është rreth 360 euro. Shumë shqiptarë po braktisin vendin për ë punuar edhe në shtet e rajoni, pasi mirëqenia ekonomike si dhe pagat janë më të larta së në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka vendosur që nga muaji prill paga minimale të rritet në 400 mijë lekë, ose rreth 350 euro. Një rritje në dukje më shumë elektorale sesa faktit që Shqipëria i përgjigjet me ekonomi një page të tillë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit