Shqiptarët në kushte të vështira financiare, marrin para borxh te të afërmit: Me bankat mos të puqtë Zoti

Shqiptarët në kushte të vështira financiare, marrin…

Qytetarët shqiptarë e kanë të pamundur të përballojnë rritjen e çmimeve me të ardhurat që kanë. Prandaj, në shumë raste detyrohen të marrin para borxh. Ka nga ata që detyrohen të marrin borxh për ushqime, si dhe nga ata që kërkojnë borxh për ilaçe dhe shkollim. Në një prononcim për mediat disa qytetarë shprehen se e kanë më të lehtë marrin para borxh tek të afërmit se kredi në bankë. Kjo për shkak të procedurave të shumta që kanë bankat, si dhe rritja e nivelit të kësteve në vijim.

Do të ishte më mirë një familjari, sepse bankat kanë përqindjen e interesit më të lartë. Me bankat mos të puqtë zoti, më mirë shkon tek një mik dhe mbaron punë. Më mirë një miku, pse t’ia japësh interesin bankës”,  u shpreh një qytetar.

Gjithsesi, ka dhe nga ata që mendojnë se më mirë është të marrësh borxh në banka. Por, theksojnë se pavarësisht se ku merret borxhi  tregon që familjet shqiptarë janë të varfra. Pasi pensionet apo pagat nuk iu dalin as për ushqimet bazë apo për qiratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit