Shqiptarët ngecin në ashensorin e resortit turk! Thyejnë xhamin me forcë

Shqiptarët ngecin në ashensorin e resortit turk!…

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në resortin Xoria Deluxe në Antalya të Turqisë, ku pushuesit janë bllokuar për disa orë brenda një ashensori. Pamjet e ngjarjes janë bërë publike nga një pushues shqiptar.

Sipas dëshmive, mes personave të bllokuar ka qenë edhe një familje shqiptare. Një prej tyre, në përpjekje për të dalë, ka thyer xhamin e ashensorit dhe në gjuhën italiane është dëgjuar duke thënë “Chiami la polizia” (“Thirrni policinë”), pasi sipas qytetarit, pushuesi jetonte prej vitesh në Itali.

Ndonëse policia është njoftuar mbi 10 herë, askush nuk ka shkuar në vendngjarje, duke e lënë situatën të zgjidhet vetëm me ndihmën e personave brenda resortit.

Ngjarja ka ndodhur më 16 gusht, një ditë kur në resort kishte një numër të lartë turistësh shqiptarë. Pushuesi që bëri publik rastin thekson se këtë e ka bërë për të paralajmëruar të tjerët që “të mos bien pre e reklamave turke”, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe menaxhimin e hoteleve në zonat turistike të njohura të Turqisë.

Denoncimi

“Përshëndetje, këtu në Turqi ka ndodhur një skandal në një resort. Janë bllokuar për orë të tëra në një ashensor. Antalya, Xoria Deluxe.

Një familje ishte shqiptare dhe ai që arriti të thyejë xhamin e ashensorit tha në italisht: “Chiami la polizia”, sepse jetojmë në Itali. Policia atje nuk ekzistonte. Është marrë mbi 10 herë dhe nuk ka ardhur.

Unë jua dërgova juve që të tjerë shqiptarë të mos bien pre e reklamave turke, kaq. Ka ndodhur më datë 16 gusht dhe ka pasur shumë shqiptarë në resort atë ditë.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit