Shqiptarët nisin plazhin që në muajin Mars

Shqiptarët nisin plazhin që në muajin Mars

Moti i ngrohtë i kësaj fundjave është shoqëruar me frekuentim masiv të bregdetit.

Plazhi i madh i Durrësit, por dhe Golemi e Gjiri i Lalëzit janë pushtuar nga qytetarë të shumtë, që iu drejtuan plazheve për të kaluar orë të këndshme.

Bregdeti i Adriatikut ka ofruar jo vetëm ajër të pastër e jodizuar dhe rreze dielli, por edhe lojëra në rërë.

Nuk kanë munguar as ata që janë zhveshur për të shijuar rrezet e diellit dhe detit në këtë fundmars të ngrohtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit