Shqiptarët nuk heqin dorë nga kripa, 1 në 8 persona vuajnë nga veshkat

Shqiptarët nuk heqin dorë nga kripa, 1…

Një nga problemet më të theksuara shëndetësore të shqiptarëve, padyshim që është edhe dhimbja e veshkave. Shqetësim mbetet rritja e numrit tek grupmoshat e reja, fakt ky i cili pohohet edhe nga vetë mjekët. Mjekja nefrologe, Benereta Hoxha ngre alarmin e rritjes shumë shpejt të numrit të të prekurve.

Sëmundjet e veshkave kanë ardhur në rritje, ashtu si edhe sëmundjet e tjera. 1 në 8 persona sot vuan nga sëmundjet kronike të veshkave”, shprehet mjekja nefrologe Benereta Hoxha.


Disa nga faktorët më të rëndësishëm që përkeqësojnë edhe më tepër sëmundjet në veshka janë hipertensioni, përdorimi pa kriter i kripës si dhe obeziteti.


Një nga mënyrat më të mira, për të lehtësuar problemin me vëshkat sipas specialistëve është qëndrimi sa më larg kripës, konsumimi sa më shumë i ujit si dhe aktivitete të ndryshme fizike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit