Shqiptarët nuk janë popull jetëgjatë, mosha mesatare e vdekjeve 78 vjeç

Shqiptarët nuk janë popull jetëgjatë, mosha mesatare…

Shqiptarët nuk janë ndër popujt më jetëgjatë të planetit. Ndonëse në një klimë të mesdhetare, me det, mal dhe relieve të ndryshme, sërish jetëgjatësia mbetet në kufij të vegël. 78 vjeç është mosha mesatare e jetëgjatësisë së një shqiptari, një moshë relativisht e vogël nga urimi “U bëfsh 100”. Ndër shkaqet e mundshme të vdekjes lidhen me shfaqjen e sëmundjeve kronike pas të 60-ave, si zemera, diabeti, tensioni, sëmundjet e mushkërisë e të tjerë.

Krahasuar me vendet e Europës, jetëgjatësinë më të madhe e kanë popujt që jetojnë ë veri dhe në perëndim të kontinentit. Norvegjezët, suedezët, francezët, spanjollët, zviceranët dhe një pjesë e italianëve kanë moshën më të lartë të jetëgjaësisë. Mesatarisht këta popuj jetojnë 84-86 vite.

Normën më të ulët të jetëgjatësisë në Europë e kanë vendet e lindjes. Bullgarët dhe serbët jetojnë më pak, mesatarisht 70-72 vjeç. Të dhënat janë përpunuar nga ‘Land Geist’, duke specifikuar edhe zonat e ndryshme të shteteve ku jetëgjatësia është më e lartë apo më e ulët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit