Shqiptarët po hanë më pak/ Bien importet e ushqimeve, shkak kriza e çmimeve

Shqiptarët po hanë më pak/ Bien importet…

Çdo ditë më shumë po rriten çmimet e produkteve, kjo ka sjell që edhe qytetarët të mos shpenzojnë shumë për ushqime pasi nuk ka të ardhura. Shqiptarët blejnë më pak, blejnë produkte të lira.

Ndërkohë qeveria po rrit pagat e administratës por nuk po u jep ndihmë shqiptarve konkrete.

Të dhënat e importeve të artikujve ushqimore po shënojnë rënie të vazhdueshme, përveç mishit dhe bulmetit që reflektojnë krizën vendase në sektorin e blegtorisë.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se për dy- mujorin e parë 2023 grupet kryesore të ushqimeve pësuan rënie dyshifrore në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, të matura në sasi.

Rënien më të madhe e kanë shënuar vajrat vegjetale me gati 40 për qind. Në janar- shkurt 2023 u importuan mbi 4 mijë tonë vajra vegjetale në krahasim me 6,996 tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2022.

Pas vajit, rënia më e madhe ka vijuar me drithërat. Në 2-mujorin e parë 2023 importet e drithërave ranë me rreth 33%. Grosistët, pohuan se rënia e importeve të grurit, sidomos, po nxitet nga dy faktorë kryesorë. I pari dhe me i rëndësishmi lidhet me tkurrjen e popullsisë në vend.

Importi i frutave dhe arrave gjithashtu shënoi rënie me 29 për qind. Rënia në këtë grup, përveç tkurrjes së popullsisë, i dedikohet edhe rritjes së prodhimit vendas. Pemëtoret e mbjella para disa vitesh tani janë në kulmin e prodhimit duke plotësuar nevojat e brendshme, por duke rritur edhe eksportet në këtë grup. Kjo është reflektuar edhe në çmimet e frutave në tregun vendas të cilat më parë ishin udhëheqësi kryesor i inflacionit. Por prej dy vitesh ndryshimi i çmimeve në këtë grup është mjaft i ulët.

Produktet e peshkut dhe zarzavatet gjithashtu pësuan rënie me 175 dhe 14% secila.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit