"Shqiptarët po hapin kompani fantazmë në Rumani, pas tyre qendrojnë zyrtarë të lartë"

“Shqiptarët po hapin kompani fantazmë në Rumani,…

Një gazetar rumun ka mbërritur në qytetin e Lezhës për të parë burimet e të ardhurave të shqiptarëve si dhe për të investiguar mbi disa çështje. Bëhet fjalë për hapjen e dhjetra kompanive fantazmë nga shqiptarët ku dyshohet se fiktivisht këto kompani i kanë shkaktuar një dëm miliona euro shtetit rumun. Gazetari Kozmin Savu thotë se ka ardhur në Shqipëri në kërkim të këtij rrjeti që ka përfituar nga dobësia e shtetit e tyre.

Rrjeti i shqiptarëve kanë kompani të cilat nuk paguajnë taksa, dyshohet se pastrojnë para nga krimi etj. Dyshohet se ky rrjet ka pasur edhe mbështetjen e zyrtarëve të lartë rumunë. Në emër shqiptarëve u gjetën më shumë se 60 kompani dhe mënyra se si funksionon ky grup tregon se ka edhe shumë më tepër kompani.

Gazetari mbërriti në Kallmetin e Madh, aty takon Zefin, një prej pronarëve të kompanisë rumune. Gazetari thotë se Zefi është në brendësi të skemës, ai e di se çfarë ka ndodhur, apo si është përdorur emri i tij, megjithatë ka frikë të tregojë.

Komuna Gornet në Prahovë mund të binjakëzohej me Lezhën në Shqipëri. Të paktën nga pikëpamja e biznesit. Disa qytetarë nga këtu kanë ngritur kompani në Bukuresht dhe Ilfov, për t’ua dhënë dhënë shqiptarëve” – thuhet në invstigimin e kryer.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit