Shqiptarët po ikin me pushime në Greqi e Turqi, Atdheu preferencial për fundjava

Shqiptarët po ikin me pushime në Greqi…

Teksa sezoni veror është në kulm dhe udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit janë rritur me 14.3%. Populli preferon konceptin all-inclusive në Turqi apo Greqinë e afërt, për shkak të ushqimit, pastërtisë dhe nivelit të shërbimit.

Gjithmonë e më shumë shqiptarët në sezonin veror po zgjedhin ta çojnë jashtë lekun për të mos e qarkulluar në vend. Shqipëria për vendasit është kthyer në një destinacion fundjavash.

Ndërkohë që për të huajt Shqipëria renditet në vend të dytë si destinacioni më i lirë, për vendasit është kacafiu me çmimet në sezon.

Një analizë e bazuar në të dhënat e Eurostat tregon se ka diferenca të mëdha në çmimet e hoteleve dhe restoranteve në Europë.

Vendi më i shtrenjtë rezulton Islanda, ku akomodimi dhe ushqimi kushtojnë 73% më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Pas saj renditen Zvicra, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Nga ana tjetër, destinacionet më ekonomike për pushime janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi. Shqipëria renditet si vendi i dytë më i lirë në Europë, me çmime të restoranteve dhe akomodimit rreth 47% më të ulëta se mesatarja e BE-së.

Edhe destinacionet e preferuara nga shqiptarët si Greqia, Turqia, Kroacia, Spanja dhe Portugalia mbeten nën mesataren europiane për sa i përket kostos së ushqimit dhe hoteleve, duke ofruar alternativa më të përballueshme për pushimet verore.

Sipas të dhënave, kostoja më e ulët e ushqimit dhe akomodimit vazhdon ta bëjë Shqipërinë një nga destinacionet më tërheqëse për turistët e huaj, falë raportit të favorshëm çmim-cilësi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit