Shqiptarët populli më kafedashës, por s'ka kamarierë

Shqiptarët populli më kafedashës, por s’ka kamarierë

Emigracioni, i cili po vjen gjithmonë e në rritje ka bërë që tregu i punë të vuaj mungesën e fuqisë punëtore, në disa sektrorë.

Baret dhe restorantet, renditen ndër sektorët e parë që kanë mungesë të punonjësve. E thënë ndryshe, në Shqipëri s’ka kamarierë, edhe pse shqiptarët mbahen si populli më kafedashës. Kjo mungesë e theksuar u vu re edhe gjatë sezonit turistik, ku thirrjet e pronarëve të restoranteve ishin të shumta, aq sa ata ofronin edhe paga më konkuruese në treg.

Por jo vetëm kamarierët. Edhe call centerat dhe tenkologjia e informacionit, janë në luftë për të gjetur staf, qoftë kjo edhe pa eksperiencë pune.

Njoftimet për këto sektorë janë gjithmonë e në rritje, por rezultati vijon të jetë i njëjtë. Vakancat nuk po plotësohen.

Mesa duket, mungesa e alternativës në vendin tonë, ka bërë që shumë të rinj të shohin si zgjedhjen më të mirë largimin nga Shqipëria. Kush me qëndrim të rregull në një nga shtetet europiane e kush “në të zezë”, po boshatisin çdo ditë e më shumë vendin tonë.

Kjo mungesë e madhe e fuqisë punëtore, po vihet re nga të gjithë…përveç qeverisë, e cila mesa duket si zgjidhje për këtë fenomen, është të sjellë emigrantët që janë dyndur në Itali dhe Gjermani.

Deri më tani, nuk është marrë asnjë masë konkrete për frenimin e largimit të forcës punëtore. Qeveria dhe kryeministri Edi Rama, në fokusin e tyre kanë pasur dhe vijojnë të kenë mirëqënien e administratës, e cila është mbushur plot me militantë partie. Për këtë sektor, rrogat janë rritur ndjeshëm dhe do vijojnë të rriten edhe në 2024-tër, ndërsa sektori privat, që nuk ka asnjë vëmendje, po vuan gjithnjë e më shumë mungesën e fuqisë punëtore.

Nuk dihet edhe sa do zgjasë ky shpopullim kaq i madh, por një gjë është e sigurt: Profesionistë ka, por mungojnë mekanizmat e tjerë për t’i mbajtur njerëzit në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit