Shqiptarët, një ndër popujt që pijnë më shumë kokainë në Europë

Shqiptarët, një ndër popujt që pijnë më…

Shqipëria nëpër botë nuk shquhet vetëm për bukuritë e saj natyrore, të cilat padyshim që i ka edhe ne mburremi me to, pavarësisht se shumë pak dimë t’i mirëmbajmë. Por me sa duket shquhemi në Europë edhe si populli që pi më shumë kokainë, për sa i përket numrit të popullsisë. 

Referuar disa statistikave të publikuara së fundmi, shihet se Shqipëri, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë vendet ku konsumohet më shumë kokainë. Përkatësisht 2,5% e pupullsisë në Shqipëri, 2,7% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 2,7% në Spanjë. 

Në dukje përqindja mund të jetë më e lartë në Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar, por duhet të marrim parasysh që ato kanë një numër shumë më të lartë popullsie në krahasim me Shqipërinë ku referuar matjeve më të fundit bërë në janar të 2022, në ishim vetëm 2,793,952 banorë. 

Popullsia e Shqipërisë

Ndërsa Spanja që e ka përqindjen 2,7 ka 47,325,360 banorë dhe Mbretëria e Bashkuar ka 68,138,484 banorë. Referuar këtyre të dhënave mund të themi se jemi populli numër një në Europë që konsumon kokainë. 

Popullsia e Spanjës
Popullsia e Mbretërisë së Bashkuar
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit