
Kultura e përdorimit të vajit të ullirit për të gatuar në vendin tonë është implementuar pas rënies së komunizmit dhe ardhjes së demokracisë.
Shqiptarët nisën të emigronin dhe të mësonin nga kulturat e vendeve fqinje si Italia dhe Greqia. Kështu në një hartë të publikuar së fundmi se cilët janë vendet që përdorin vajin e ullirit për të skuqur vezët bën pjesë edhe Shqipëria.
Ka shumë vende që preferojnë t’i skuqin vezët me gjalp, por Shqipëria, Greqia, Italia, Spanja dhe Portugalia duket se i skuqin ato vetëm me vaj ulliri.
