Shqiptarët të pakënaqur nga jeta!

Shqiptarët të pakënaqur nga jeta!

Shqiptarët janë populli më i pakënaqur. Këtë e bën të ditur Eurostat pasi e vlerësojnë jetën me 5.7 pikë nga në një shkallë nga 0 (shumë të pakënaqur) në 10 (shumë të kënaqur). Treguesi është matur nga Eurostat dhe i përket vitit 2021. Shqiptaret janë të pakënaqur me jetën në shumë drejtime. Kjo shkallë pakënaqësie varet nga shumë faktorë, përmendim këtu pamundësinë ekonomike, boshllëqet në sistemin e shëndetësisë, arsimit, përvojat personale.

Për 2021, shkalla e kënaqësisë nga jeta në BE ishte 7.2 dhe në vitin 2022 zbriti në 7.1 (për Shqipërinë, të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2021). Shqipëria u rendit e dyta me nivelin më të ulët të kënaqësisë në Europë, në të njëjtin nivel me Bullgarinë dhe vetëm pas Turqisë (5.6). Nga vendet e tjera të rajonit, që i kanë të disponueshme të dhënat, Mali i Zi e kishte shkallën e kënaqësisë në nivelin e 6.4 në 2021, por që zbriti në 5.8 në 2022.

Ndërsa në Serbi, shkalla e kënaqësisë së të jetuarit u rrit në 6.1 në 2022, nga 6 në 2021. Maqedonia e Veriut e ka të dhënën e fundit e disponueshme të vitit 2020, kur treguesi i kënaqësisë nga jeta ishte 6 pikë. Edhe për Kosovën e dhëna e fundit e disponueshme është e vitit 2020, me tregues po 6 pikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit