Shqiptarët, të parët për dëbimet nga Britania e Madhe për të pestin vit radhazi

Shqiptarët, të parët për dëbimet nga Britania…

Shqipëria vijon të kryesojë listën e vendeve me numrin më të lartë të shtetasve të dëbuar nga Britania e Madhe, duke e mbajtur këtë pozicion për të pestin vit radhazi. Të dhënat e Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office) tregojnë se, nga tetori 2025 deri në tetor 2026, në Shqipëri janë kthyer 2,247 shtetas shqiptarë.

Një pjesë e konsiderueshme e të kthyerve janë persona të dënuar për vepra penale. Ata janë riatdhesuar përmes fluturimeve të posaçme, pasi kanë vuajtur 40% të dënimit të dhënë nga drejtësia britanike. Sipas të dhënave të Home Office, rreth 80% e tyre ishin dënuar për përfshirje në aktivitetet e shitjes së kokainës.

Shqiptarët zënë gjithashtu vendin e parë mes shtetasve të huaj të kthyer në kuadër të procedurave të azilit. Deri në mars të vitit 2026, ata përbënin 24% të totalit, me 2,831 persona të kthyer.

Fenomeni i emigracionit të parregullt drejt Britanisë së Madhe shënoi një rritje të ndjeshme edhe gjatë vitit 2022, kur mbi 12 mijë shqiptarë kaluan Kanalin e La Manshit me gomone. Sipas autoriteteve britanike, shtetasit shqiptarë përbënin 53% të personave të dëbuar gjatë vitit 2025, të cilët kishin hyrë në vend përmes kësaj rruge.

Kthimi i emigrantëve ka një kosto të konsiderueshme për autoritetet britanike. Nga shkurti 2025 deri në janar 2026, qeveria shpenzoi 13.8 milionë paund për riatdhesimin me avion të 2,835 emigrantëve. Në këtë proces, Shqipëria ishte sërish në krye të listës, me 42 fluturime çarter të organizuara për kthimin e 1,810 personave.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit