Shqiptarët të përfshirë në drogë, prerje kokash nga lufta mes bandave

Shqiptarët të përfshirë në drogë, prerje kokash…

Në qytetin më të madh të Ekuadorit, rreth 24 të burgosur u plagosën të martën. WP ka shkruar se kjo dhunë ka shpërthyer  rreth orës 9:30 të mëngjesit të së martës ndërsa bandat rivale shkëmbyen zjarr me armë dhe përdorën eksplozive për të vënë nën kontroll një pjesë të burgut kryesor të Guayaquil, bëri me dije policia.

Gjeneral Fausto Buenaño u tha gazetarëve se të paktën pesë nga të burgosurit u vranë duke u prerë kokën. Rreth 48 të tjerë u plagosën.

Policia hyri në burg në orën 10:40 të mëngjesit, evakuoi personelin – përfshirë gjashtë kuzhinierë – dhe arriti të rimarrë kontrollin e objektit pas disa orësh, thanë autoritetet.

Trazirat e së martës erdhën dy muaj pasi një valë e ngjashme dhune shpërtheu në dy nga burgjet e vendit, duke përfshirë burgun e Guayaquil Litoral, duke vrarë 22 të burgosur dhe duke bërë që presidenti i Ekuadorit të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve. Kujtojmë se në këtë burg ka edhe shqiptarë ku ndodhet edhe Dritan Rexhepi “koka” ose pika lidhëse e trafikut të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri pastaj në Europë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit