Shqiptarët të varfër/ 900 mijë llogari në banka janë bosh

Shqiptarët të varfër/ 900 mijë llogari në…

Gjendja ekonomike s shqiptarëve është aq keq, pasi nuk kanë mundësi as të kursejnë. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Sigurimit të depozitave (ASD), kursimet në banka vijuan rritjen në vitin 2022, por pjesa më e madhe e tyre zotërohen nga pak individë. Ndërsa pjesa më e madhe kanë në llogaritë e tyre bankare maksimumi 100 lekë.

Ndërsa konstatohet se rreth 900 mijë depozitues, ose 34.7% e totalit kanë një balancë në llogaritë e tyre prej zero deri në 100 lekë. Sipas këtyre të dhënave, individët që kanë në banka midis 100 deri në 2.5 milionë lekë përbëjnë 60% të totalit të numrit të depozituesve, por kanë vetëm 41.% të shumës së depozituar nga individët në banka.

Ndërkohë ishin 114,798 individë, që kishin depozita më të mëdha se 2.5 milionë lekë në fund të dhjetorit 2022. Por, këta individë zotërojnë 680.8 miliardë lekë, ose 59% të totalit të depozitave të sigurueshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit