Shqiptarët vijojnë t'i blejnë ushqimet shtrenjtë, në prill u rritën deri në 15%

Shqiptarët vijojnë t’i blejnë ushqimet shtrenjtë, në…

Në Shqipëri fermerët kanë nisur të prodhojnë fruta dhe perime si dhe tregëtia botërore po normalizohet, e megjithatë konsumatorët po i blejnë çmimet e ushqimeve të shportës shumë shtrenjtë. Vaji i lulediellit dhe mielli ishin dy produktet që pësuan rritjen më të madhe gjatë një viti më parë. Po ashtu shtrenjtim pati edhe buka, veza, si dhe bulmeti.

Mirëpo shtrenjtimi i produkteve vijon edhe këtë vit. Sipas pikave të shumicës mielli vazhdon të jetë 25% më i shtrenjtë se në 2021-in, sheqeri 40% më shtrenjtë ndërsa për makaronat shtrenjtimi arrin në 35%. Po ashtu edhe gjatë muajit prill, kostot mbetën të larta e mbi bazë të shportës.

Sipas statistikave të INSTAT, grupi i ushqimeve u rrit me 3,4% në muajin prill, ndërsa nëngrupi grupi i drithërave pësoi rritje me 5%. Koston më të madhe në tryezën e familjeve shqiptare vijon ta ketë veza, qumështi dhe djathi me rritje 15%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit