Shqiptarët vuajtën më shumë nga zemra dhe shëndeti mendor

Shqiptarët vuajtën më shumë nga zemra dhe…

Numri i shqiptarëve që kërkojnë asistencë shëndetësore sa vjen dhe rritet çdo vit. Gjatë 2022-shit, u regjistruan më shumë se 8 milionë vizita mjekësore të realizuara nga mjekët e familjes. Krahasuar me vitin 2021, numri i pacientëve është rreth 3.5% më i lartë. Ndër smënundjet që po prekin më së shumti shqiptarët janë ato të zemrës dhe të shëndetit mendor.

Shtrimet në kardiologji janë rritur me rreth 21% krahasuar me 2021, ndërsa trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit 17,5%. Shifra shqetësuese të cilat po pekin edhe moshat e reja. Ndër arsyet kryesore të shkaktimit të këtyre sëmundjeve, veç mënyrës së jetesës, ndikon edhe stresi.

Shqiptarët janë ndër popujt më të palumtur në botë, çka bën që të jenë gjithmonë të stresuar. Ndikim që padyshim jep efekte në sëmundjet kardiovaskulare dhe shëndetin mendor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit