Shqiptarët zbulojnë rrugën e re drejt Britanisë

Shqiptarët zbulojnë rrugën e re drejt Britanisë

Kalimi i kanalit të La Manshit po bëhet çdo ditë e më e vështirë për kalimin e shqiptarëve drejt Anglisë. Ata po kërkojnë një rrugë alternative.

“Daily Mail” shkruan se autoritetet britanike janë duke i vendosur emigrantët në një kamp në Kent, aty ku ditët e fundit nuk kanë munguar edhe përplasjet mes shqiptarëve dhe emigrantëve nga Eritrea.

Në telefonatën e parë që kur u zgjodh kryeministër Rishi Sunak bisedoi me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe së bashku ranë dakord për t’i dhënë fund këtyre ‘udhëtimeve vdekjeprurëse”, gjatë së cilave qindra njerëz rrezikojnë jetën çdo ditë.

Shqiptarët kanë gjetur një mënyrë tjetër.

“Udhëtim me skaf për 40 minuta nga Belgjika në Angli. Kalim i sigurt dhe shmangie e kampit në Kent”, kanë shkruar trafikantët në TikTok.

Gazetarët kanë kontaktuar trafikantët, të cilat i janë përgjigjur menjëherë: “Transporti kushton 11 mijë paundë dhe është 100% i sigurt”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit