Shqiptarëve u “çahet gomonia”/ Anglia shtrëngon masat, 1 mijë qytetarë u kthyen mbrapsht

Shqiptarëve u “çahet gomonia”/ Anglia shtrëngon masat,…

Të hysh në Angli me gomone nuk është më një mision i lehtë. Qeveria e Rishi Sunak ka bllokuar kalimet e klandestinëve që tentojnë të hyjnë në territorine tyre. Marrëveshja me Francën për të monitoruar më shumë Kanalin e Lamanshit dhe dakordësia me palën shqiptare për të riatëdhesuar emigrantët, duket se ka dhënë efektet e para.

Nga 13 dhjetori deri në javën e parë të prillit, janë kthyer në Shqipëri rreth 1 mijë qytetarë. Mësohet se bëhet fjalë për shqiptarët që nuk kanë marrë dot azil, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.

Sipas shifrave të publikuara nga mediat britanike, nga 1099 shqiptarë që emigruan në Britani në tre muajit e fundit të vitit 2022, vetëm 29 shtetas mundën të kalojnë nga janari në mars të këtij viti.

Shqiptarët po përpiqen të përdorin rrugë të tjera kalimi drejt Anglisë, por pas reformave të ndërmarra nga qeveria britanike, çdo gjë është bërë shumë e vështirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit