
Një 45-vjeçar shqiptar është identifikuar nga policia greke si autor i përdhunimit të një gruaje në Athinë të dielën e kaluar dhe një tentative tjetër për përdhunim.
Sipas mediave greke, ai u identifikua përmes gjurmëve të ADN-së dhe një tatuazhi. Policia greke e ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin, teksa dyshon se ai ka hyrë në Shqipëri përmes doganës së Kakavijës rreth orës 01:00 të mëngjesit të 27 Tetorit.
E ëma e shqiptarit, pasi njoftimit zyrtar të policisë greke se 45-vjeçarit akuzohet për përdhunim, ka folur për mediat e Athinës, duke u shprehur se për të, i biri nuk ekziston më.
“Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem më, e ndjej se ka vdekur. Nuk e dua atë, jam 70 vjeç. Më merrte pensionin, ai pi alkool, birra. Policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë”, tha ajo.