“Shqiptari anulon rezervimin në Booking dhe i lë 6 pikë apartamentit që s’e vizitoi kurrë”

“Shqiptari anulon rezervimin në Booking dhe i…

Një qytetar ka denoncuar një rast që, sipas tij, ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si bëhen vlerësimet pas rezervimeve në platformat e akomodimit.

Qytetari i cili ka një apartament që e jep me qira, ka treguar se gjatë muajit korrik apartamenti i tij ishte rezervuar nga një person. Megjithatë, rezervimi u anulua pasi klienti kërkonte që hyrja në apartament të bëhej përmes sistemit self check-in.

Deri këtu nuk kishte asgjë të pazakontë. E bëri anulimin dhe vazhdoi punën e tij”, shprehet qytetari.

Por situata mori një tjetër kthesë kur, disa ditë më vonë, personi në fjalë la një vlerësim prej 6 pikësh për apartamentin, edhe pse nuk kishte qëndruar dhe madje nuk e kishte parë asnjëherë nga afër pronën.

“Si është e mundur të bësh një review për një apartament që nuk e ke parë me sy dhe ku nuk ke qëndruar?” – ngre pyetjen qytetari.

Ai thotë se ky rast por edhe shumë të tjerë si ky ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon sistemi i vlerësimeve dhe nëse një klient që nuk ka qëndruar në një apartament mund të lërë një vlerësim për të.

Qytetari e ka shoqëruar denoncimin me një pyetje për mënyrën se si po përdoren këto sisteme vlerësimi:  

“A është normale kjo? Kaq mostra janë vërtet shqiptaret?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit