Shqiptari dënohet me 8 vite burg për përdhunim në Angli, ADN-ja e tij u zbulua në arush

Shqiptari dënohet me 8 vite burg për…

Shqiptari Bardhyl Mustafaj, 64 vjeç, u burgos për 8 vite në Britaninë e Madhe. Ai akuzohet për përdhunim dhe ngjarja u zbulua pasi detektivët e gjurmuan nga ADN-ja që ai la në një arush. Gruaja e përdhunuar rreth të 50-tave, përdori lodrën e butë për të shtyrë 64-vjeçarin gjatë sulmit seksual.

Shqiptari kishte vizituar shtëpinë e saj në Hampstead Heath, për të rregulluar një llambë. Bardhyl Mustafaj nga Coupland Place, Greenëich, u deklarua i pafajshëm, por u dënua nga një juri më 1 dhjetor në gjykatën Wood Green Croën. Ai ishte arrestuar më 6 maj 2019 dhe ishte gjykuar fajtor më 29 qershor 2022.

“Së pari do të doja të përgëzoja viktimën për guximin e saj në raportimin kaq të shpejtë të këtij krimi; ajo kaloi sprovën më të tmerrshme. Kjo i lejoi oficerët të bënin menjëherë punën e tyre, duke analizuar skenën e krimit, duke mbledhur një sërë provash të ADN-së, duke intervistuar dëshmitarë të mundshëm, duke gjetur të dyshuarin. Vëmendja e tyre e pamëshirshme ndaj detajeve nënkuptonte se asnjë gur nuk mbetej pa lëvizur. Një provë kryesore ishte prania e ADN-së së Mustafajt në arushin pelushi, të cilin viktima e përdori për ta larguar kur tentoi ta puthte. Mustafaj tani është pas hekurave”, deklaroi detektivi i policisë Sam Orchard, i cili drejtoi hetimin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit