Shqiptari dhe dy grekët rrahin familjen që ankohej për fqinjët e zhurmshëm, u paguan secili 500 euro

Shqiptari dhe dy grekët rrahin familjen që…

Një shqiptar dhe dy grekë janë shpallur në kërkim nga policia në ishullin Aegina, Greqi pasi rrahën disa persona për llogari të një biznesi. Historia nisi kur një hotel familjar kishte shqetësime nga një lokal në zonë për shkak të zhurmës së lartë që shkaktonin deri në orët e vona të natës. Pavarësisht se kishin biseduar me personat që menaxhonin lokalin, ata kishin marrë vetëm kërcënime dhe gjendja vazhdonte e njëjtë.

Familjarët i ishin drejtuar edhe policisë për t’i thënë që ndiheshin të rrezikuar nga menaxherët e lokalit. Pak ditë më pas, ata rrihen me shkopa bejsbolli nga persona muskulozë me tatuazhe. Pavarësisht se tre të një rinjtë ishin të maskuar, viktimat e dhunës brutale mundën të bënin identifikimin e tyre nga tatuazhet që kishin në krah. Policia shpalli në kërkim dhunuesit, teksa dyshon se shqiptari dhe grekët janë paguar secili nga 500 euro për të rrahuar familjen që ankohej ndaj menaxherëve të lokalit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit