Shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash në mes të Shkupit, ndërron jetë edhe kushëriri i tij 22-vjeçar

Shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash në mes…

Në natën e fundit të muajit të ‘Ramazanit’ është ekzekutaur me breshëri plumbash të kallashnikovit, biznesmeni shqiptar Kamer Idrizi, 43 vjeç, banues në Shkup. Viktimë e këtij sulmi mbeti edhe kushëriri i tij, 22 vjeçar i cili po udhëtonte në të njëjtën makinë me biznesmenit.

Kjo ngjarje që tronditi kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut në mesnatën e kaluar në lagjen Butel të Shkupit, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovinë” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.

Kamer Idrizi po udhëtonte me automjetin e llojit ‘Golf 7”, bashkë me të riun 22 vjeç, me inicialet E.I., në momentin që persona të maskuar i bënë pritë dhe e qëlluan me mbi 80 plumba kallashnikovi.

Biznesmeni 43 vjeçar vdiq në vendin ku u ekzekutua, ndërsa kushëriri i tij, 22-vjeçari që u godit nga gjashtë plumba u dërgua në urjgenë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe kanë mbledhur prova të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për krimin e dyfishtë. Pista ku po hetohet është e shkuara e errët e vetë Idrizit.

Kamer Idrizi njihej si një biznesmen i fuqishëm dhe një person problematik në zonë. Më shumë ai u bë i njohur për publikun e gjërë në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj hotelit të tij ‘Alexander Palace’ në Shkup.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit