Shqiptari fiton gjyqin me Ministrinë e Brendshme britanike

Shqiptari fiton gjyqin me Ministrinë e Brendshme…

Shqiptari Gjelosh Kolicaj ka fituar gjyqin me Ministrinë e Brendshme britanike për akuzat e deportimit. Kolicaj akuzohet se fitoi 8 milion paund me pastrimin e parave nga Britania e Madhe që i sillte me avion duke përdorur pasaportën e tij britanike.

Ai kishte një rol të rëndësishëm në një grup të krimit të organizuar në Britani dhe ishte person me rrezikshmëri të lartë. Kolicaj fitoi shtetësinë e dyfishtë MB-Shqiptare në vitin 2009 pasi hyri në Britani dhe u martua me një grua britanike. Ai u divorcua nga ajo dhe u martua me një shqiptare në vitin 2013 me të cilën ka dy fëmijë që kanë shtetësinë në Bditani pasi kanë lindur atje.

Home Office kërkoi t’i hiqte shtetësinë britanike Gjelosh Kolicajt, 42 vjeç, me dy shtetësi dhe ta deportonte, pasi u burgos me 6 vite për akuzën e pastrimit të parave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit