Shqiptari i ikën me shpejtësi policisë greke, por kapet me 20 kg drogë. Detaje nga aksioni

Shqiptari i ikën me shpejtësi policisë greke,…

Një sasi prej 20 kg hashash është sekuestruar nga policia greke pas ndjekjes së një automjeti mëngjesin e sotëm në zonën e Artës, e cila nuk ndaloi gjatë thirrjes së policisë, duke qarkulluar me shpejtësie.

Makina u ndalua më në fund në Angelokastro, ku edhe u arrestua shoferi i mjetit, një shqiptar, ndërsa në pranga në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe një shtetas grek.

Si pjesë e hetimit policor, u zbulua gjithashtu se pronari i automjetit, një banor lokal grek, ishte gjithashtu i përfshirë në trafik.

Përveç sasisë së drogës, policia greke sekuestroi edhe 3 telefona celular dhe 200 euro. Të arrestuarit do të sillen para drejtësisë, ndërsa një hetim paraprak për rastin po kryhet nga Departamenti i Sigurisë në Arta.

/Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit