Shqiptari i Kosovës gjendet i pajetë në vendin e punës

Shqiptari i Kosovës gjendet i pajetë në…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të mërkurën e 3 janarit në Kosovës.  Në një fabrikë në Gjakovë është gjetur pa shenja jete një punonjës. Shqiptari i Kosovës, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndërroi jetë në rrugën “Mihal Grameno” në fabrikën aty pranë. Trupi i pajetë është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, teksa policia po heton shkakun e ngjarjes.

“Rreth orës 11:40 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” – Gjakovë. Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Me vendim të prokurorit të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit