Shqiptari Kevin Kodra, ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale. Gjatë një udhëtimi romantik në brigjet e Siçilisë, ai i ka dhënë fund beqarisë duke i propozuar për martesë partnerit të tij, Christian Schiavone.
Momenti special u nda me publikun nëpërmjet rrjeteve sociale, ku Kevin publikoi pamje nga atmosfera intime e këtij çasti. Krahas tyre, ai zgjodhi fjalët më të ndjera për t’i dedikuar dashurinë e tij partnerit:
“Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Faleminderit që plotësove çdo ëndërr që as nuk e dija se e kisha. Të dua, bubba.”
Postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke u mbushur me mijëra komente që i uruan çiftit fat në këtë nisje të re të jetës së përbashkët.
I rritur në Kanada, Kevin Kodra ka fituar famë ndërkombëtare falë talentit të tij të spikatur në industrinë e bukurisë dhe grimit.