Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, nën akuzën se ka trafikuar kokainë.
Në banesën e tij, në komunën Castegnato, u gjetën mbi 8 kg kokainë e konfeksionuar në 7 pako nga 1 kg. Ndërsa 1.4 kg të tjera u gjetën në një qese me 6 pako të vogla gati për tregtim.
Shqiptari kishte vetëm pak kohë që kishte mbërritur në Itali e ishte nën vëzhgimin e autoriteteve policore italiane.
Sipas mediave italiane, antidroga e Breshës ishte sinjalizuar për praninë e një furnizuesi të ri droge në territorin e tyre e që kishte në dispozicion një sasi të madhe kokaine të cilësisë mjaft të pastër në tregjet ilegale të zones.
Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën dhe një pistoletë e mbushur e kalibrit 9×9 me 8 fishekë, 4 400 euro e dy peshore që përdoreshin për tregtimin e kokainës.
Dyshohet se shqiptari ishte trafikant me njohje të nivelit të lartë mafioz në shtetin fqinj. Ai u burgos në burgun e Canton Mombellos, kurse hetimet ndaj tij vazhdojnë.