Shqiptari kreu vetëvrasje në një anije në Angli: Po na trajtojnë si kafshë

Shqiptari kreu vetëvrasje në një anije në…

Leonard Farruku është shqiptari që u vetëvra në një anije në Britani. Gazeta “Daily Telegraph” shkruan se 27-vjeçari nga Manëza e Durrësit bisedën e fundit e kishte bërë me të afërmit ku kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë.

Motra e të riut thotë se Leonardi mbërriti në Angli për një punë më të mirë dhe të fitonte leje qëndrimi përgjithmonë në Angli. Sipas saj, Leonardi iu bind kërkesës së ‘Home Office’ për të shkuar për t’u akomoduar në atë anije.

E motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atëherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel “Bibby Stockholm”. “Ky ishte një incident tragjik dhe ngushëllimet tona shkojnë me të prekurit. Mirëqenia e personave nën kujdesin tonë ka një rëndësi parësore dhe ne marrim përgjegjësinë tepër seriozisht për këtë. Kjo ngjarje është duke u hetuar nga policia dhe mjekësia ligjore në analizimin e fakteve e rrethanave të kësaj vdekje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit