Shqiptari me 13 vepra të rënda penale i shpëton ekstradimit: Burgjet janë të mbingarkuara

Shqiptari me 13 vepra të rënda penale…

Edmond Arra, 35 vjeç, një shqiptar i dënuar në Itali me mbi 10 vjet burg për 13 vepra të rënda penale, po lufton ekstradimin nga Mbretëria e Bashkuar ku është ndaluar që prej marsit 2023. Ai pretendon se kushtet në burgjet italiane përbëjnë shkelje të Nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që ndalon trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues.

 

Gjykata britanike në janar hodhi poshtë përpjekjen e tij fillestare, por ai ka apeluar në Gjykatën e Lartë. Arra gjithashtu thotë se do t’i shkelen të drejtat familjare sipas Nenit 8 të Konventës, pasi do të ndahet nga partnerja e tij rumune.

 

Autoritetet italiane kanë propozuar transferimin e tij në burgjet e Vicenzës ose Padovës, që nuk janë ndër më të mbingarkuarit në vend. Sipas të dhënave, Italia ka një mesatare mbipopullimi prej 131%, ndërsa Britania vuan gjithashtu nga mbingarkesa e burgjeve.

 

Arra u arratis nga Italia në 2018 ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, dhe u arrestua në Londër në mars 2023. Ai thotë se është detyruar të kryejë krimet nën kërcënim dhe se që nga viti 2012 nuk ka kryer vepra të tjera penale.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit