Shqiptari në Deçan gjendet i vdekur në rrugë, pritet zbardhja e ngjarjes

Shqiptari në Deçan gjendet i vdekur në…

Një person është gjetur i vdekur në rrugët e fshatit Strellc të Epërm të Deçanit mbrëmjen e së martës.

Policia e Kosovës njofton se tashmë i ndjeri ishte gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtarë të cilët e kishin dërguar në Spitalin e Pejës.

Me konsultim me prokurorin e rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur në rrugë i shtrirë dhe nga disa kalimtar ishte dërguar në spitalin e Pejës. Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me konsultim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit